Ndërprerja e sinjalit të News24, gazetarët në protestë: Liria e medias në rrezik

Data

Gazetaret e Focus Media Group dhe Shoqëria Civile kanë dalë në protestë para godinës së bllokuar të News24 nga policia prej tashmë tre ditësh.

Protesta nisi me fjalime të punonjësve të News 24, të cilët kanë deklaruar se ndërpreja e sinjalit të këtij televizioni cenon fjalën  e lirë.

Gazetari Osman Stafa u shpreh se janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrat e tyre.

Stafa theksoi se zgjedhja e godinave ku ndodhet Neës24 dhe Panorama TV ishte e qëllimtë për ngritjen e fabrikës së armëve.

Neës24 prej 3 ditësh nuk transmeton. Janë 230 punonjës që prej 3 ditësh nuk hyjnë në zyrë. Gazetari nuk ka armë në dorë, por mikrofon. I ka hapur dyert cdo problematike të qytetarëve, Neës24 ka denoncuar moment pas momenti edhe ngjarjet korruptive që janë të shumta në Shqipëri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related