Edi Rama paralajmëron shkarkime të reja, nga IMT deri te policia, pritet furtunë spastrimesh, të rrezikuar edhe…

Data

Kryeministri Edi Rama ka shpallur një seri ndryshimesh të mundshme në administratën lokale dhe strukturat e kontrollit të territorit, duke përfshirë ndërhyrje në Institucionet e Mbrojtjes të Territorit (IMT) dhe policitë bashkiake. Rama përmes një dalje në Facebook ditën e djeshme tha se këto reforma synojnë të sjellin përmirësime të ndjeshme në menaxhimin e territorit, ndërkohë që theksoi se do të ketë një fokus të veçantë në përdorimin e teknologjisë për të rritur efikasitetin dhe transparencën në këto struktura. “Do të ketë një përshkallëzim të lëvizjeve me drejtuesit në bashki dhe gjithashtu lëvizje të ngjashme edhe në strukturat e kontrollit të territorit. Kjo përfshin të famshmet IMT dhe policitë bashkiake, ku do të ketë reforma të mëdha. Por, qendra e këtyre ndryshimeve do të jetë teknologjia”, deklaroi Rama.

Ky plan përfshin një ristrukturim të mundshëm të institucioneve, me synim modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve të tyre për të përballuar sfidat e menaxhimit të territorit dhe urbanizimin në rritje. Përdorimi i teknologjisë është theksuar si një element kyç për të avancuar këtë proces dhe për të siguruar më shumë kontroll dhe eficiencë në punën e këtyre institucioneve. Ky paralajmërim nga Rama vjen disa javë pas urdhrit të shkarkimeve në bashkitë e vendit. Nga ana tjetër thuhet sepritet të drejtohet vëmendja dhe te mënyra e funksionimit të institucioneve kyçe si Doganat, Tatimet, Hipotekat dhe agjencitë e tjera me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike të vendit të cilat janë identifikuar si problematike në shërbimet ndaj qytetarëve dhe në menaxhimin e fondeve publike. Sinjalet janë se do të ketë “prerje kokash” edhe në këto institucione. Mbetet të shohim se çfarë plani ka shefi i qeverisë pasi deri më tani ai ka qenë përqëndruar në  lirimin e hapësirave publike, të zaptuara nga pronat private, që shteti tani u kujtua se ato ekzistonin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related