Dështimi/ Tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

Data

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë shprehen se kjo nuk po reflektohet në bregdet. Sipas tyre, profili i turistit që po viziton Shqipërinë nuk është ai që kërkon plazhet dhe detin me ditë të tëra, por ai që kërkon të marrë maksimumin me kosto sa më të ulët dhe të eksplorojë sa më shumë. Në javën e parë të korrikut, panorama u bë më e qartë dhe mungesa në plazhe, të cilat mbusheshin plot vetëm në fundjava, solli një ulje zinxhir të çmimeve të hoteleve, si dhe fushata agresive sponsorizimi në rrjete sociale. Nga Saranda në Ksamil, Vlorë dhe Himarë çmimet u rishikuan me rënie 10-25%. Borshi dhe Qeparoi ishin të vetmit në rritje për shkak të kërkesës, teksa Durrësi dhe Golemi mbeten rajoni me raportin më të mirë çmim/shërbim. Velipoja dhe Shëngjini, që po mbajnë turizmin patriotik, mbeten ende ekonomike me lëvizje të lehta në segmentin e hoteleve të shtrenjta.

Ema dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur çdo vit Ksamilin për të pushuar.

Plazhi aty është më i përshtatshëm për familjet me fëmijë. Çmimet e kripura i kishin detyruar që qëndrimet tre vitet e fundit t’i kishin të shkurtra, por këtë vit, mes dilemave, nisën sërish kërkimin për një apartament në fund të qershorit.

Çuditërisht, opsionet ishin të shumta dhe me çmime ekonomike, madje me çmimin e një apartamenti tani mund të gjente një hotel cilësor.

Kërkimet për pushimet e gushtit vijuan deri në fund të korrikut dhe çmimet ishin sërish të leverdishme, por edhe disponueshmëria e lartë, diçka aspak e zakonshme për këtë periudhë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related