Drafti i Kodit Penal godet gazetarinë investigative dhe synon të ndërmarrë masa ekstreme deri në mbyllje të mediave…

Data

Prej afro dy javësh opinionit publik shqiptar i është prezantuar një draft mbi Kodin e ri Penal. Dokumenti i punuar nga një grup ekspertësh e profesorësh të njohur të jurisprudencës, u prezantua në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë, e cila zyrtarisht në vitin 2023, ngarkoi grupin e punës me në krye Prof. Arben Rakipin, drejtor i Shkollës së Magjistraturës, për rikonceptimin dhe shkrimin nga e para të Kodit, një ndër aktet më të rëndësishme që garanton edhe sigurinë juridike. Drafti i paraqitur shkaktoi debate mes vetë institucioneve kushtetuese, në radhët e ekspertëve të fushës, komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile, të cilët shprehën shqetësimet e tyre për një sërë nenesh duke kërkuar rishikimin e tyre dhe përafrimin me jurisprudencën e GJEDNJ-së. Sikurse do të analizojmë në vijim, drafti i Kodit Penal, godet rëndë lirinë e shprehjes dhe censuron qytetarin, gazetarin dhe median duke kriminalizuar veprime dhe praktika që deri më sot nuk konsideroheshin si të tilla.

Ky dokument nuk i parashikon një status të veçantë gazetarit të lirë apo atij të atashuar pranë një medie që administron dhe raporton informacionin për interes publik. Gjithashtu koncepti për median është i vjetër, pasi njehson këtë te fundit me gazetarin, duke harruar se luftën e parë për liri raportimi, reporter e ka brenda redaksisë. Për të kaluar më në detaje, do të ndalemi ndoshta te neni më abuziv në raport me median e lirë (Neni 515), gazetarinë e pavarur dhe përpjekjen për të censuruar një gazetar të pavarur, por pse jo dhe individë të tjerë opinionbërës, influencer, gazetarin-qytetar, etj., që përpiqen të hedhin dritë dhe në çështje abuzive, shpesh herë nën ombrellën e informacionit sekret, që duhet mbajtur larg opinionit publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related