“Dhamë dhe morëm sinjale”, çfarë i tha Putini të dërguarit të Trumpit në takimin tre orësh në Moskë

Data

Në Kremlin u mbajt një takim mes të dërguarit amerikan, Steve Witkoff dhe presidentit rus, Vladimir Putin që zgjati për rreth tre orë.

“Putin dhe Witkoff kanë diskutuar për krizën në Ukrainë dhe për perspektivat e një zhvillimi të mundshëm të bashkëpunimit strategjik mes SHBA-së dhe Rusisë”, tha për gazetarët asistenti presidencial rus, Yuri Ushakov, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim.

“Nëse do të duhej të rendisnim temat, e para padyshim është kriza në Ukrainë. Tema e dytë ishte mbi perspektivat për një zhvillim të mundshëm të bashkëpunimit strategjik mes SHBA-së dhe Rusisë”, deklaroi ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related