Pas skandalit të Bankers, dosja e Prokurorisë së Fierit tregon edhe një një tjetër skemë se si një korporatë gjigante pa konkurencë në tregun vendas përdor reklamat për të blerë heshjten e mediave.
Prokuroria ka zbardhur skemën e kompanisë “Bankers Petroleum Albania”, e cila tregon se kjo kompani përmes kontratave të fryra të reklamave ka paguar miliona lekë në mediat kombëtare si Top Channel dhe Tv Klan për të ndalur zërat kritikë dhe për të fshehur protestat e punëtorëve të saj.
Hetimet nxjerrin në dritë një mekanizëm që synon kontrollin e informacionit dhe manipulimin e realitetit publik në kurriz të punonjësve të kompanisë, të cilëve u vonohen pagat, keqpaguhen apo kanë problematika të tjerë të kësaj natyre.
Në dosjen që ka siguruar “Syri Tv”, tregohen disa episode, ku kompania “Bankers Petroleum Albania” kërkon të blejë heshtjen e mediave. Aty tregohen milionat që kanë marrë televizionet me licensë kombëtare për mostransmetimin e protestave të punëtorëve.
Një prej rasteve që përmendet në dosje është edhe “blerja e heshtjes” të mediave kombëtare, për të mos raportuar protestën e punëtorëve për pagat dhe kushtet e punës.
