Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

Data

Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i  propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë nëse nuk shpallen të pafajshëm gjatë gjykimit.

Hartuesit e Kodit të ri Penal, të  cilët nuk kanë dalë deri më sot të mbrojnë publikisht punën e vet, duket se kanë mbledhur bashkë në një vepër penale atë që në kodin aktual penal është ndarë në dy nene të veçanta, korrupsionin pasiv të zyrtarëve.

Kodi aktual dënon në nenin 259 rastet e mitmarrjes së zyrtarëve publikë të zakonshëm nga 2 deri në 8 vjet, ndërsa korrupsioni  i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë dënohet në nenin 260 me katër deri në dymbëdhjetë vjet burg. Ndryshe nga kjo, Kodi i ri Penal parashikon dënimin e korrupsionit për të gjithë zyrtarët, pavarësisht nivelit, nga tre deri në tetë vjet burg.

Ulja e masës së dënimit minimal nga katër në tre, dhe atij maksimal, nga dymbëdhjetë në tetë, duket se është në kundërshti me tendencën e përgjithshme ashpërsuese të projekt-kodit, i cili është kritikuar deri më tani më së shumti për shtimin të pambëshetur në ndonjë arsyetim për nevojat apo kostot dhe përfitimet, të masës së dënimit për shumë vepra penale apo kundravajtje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related