Në Vlorë një Task-Forcë e posaçme është ngritur për të verifikuar bizneset që kanë detyrime të pashlyera ndaj ujësjellësit.
Grupet e punës kanë nisur aksionin përgjatë bregdetit për të vijuar më pas dhe në lagjet e tjera të qytetit.
Debitorëve do t’u jepet mundësia të paguajnë detyrimet me këste pas nënshkrimit të marrëveshjes me ujësjellës kanalizimet.
