Mero Baze jep alarmin për Ilir Metën dhe Erion Veliajn, akuza Ulsi Manjës se po i keqtrajtojnë

Data

Gazetari Mero Baze ka ngritur alarmin për trajtimin që po u bëhet në burg ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke akuzuar drejtpërdrejt ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja për keqtrajtim dhe diskriminim politik. Përmes një shkrimi të publikuar dje ka kërkuar nga Avokati i Popullit që të nisë hetimet, pasi është në dijeni për Metën dhe Veliajn lidhur me pretendimet e tyre për tejkalim të dhunës psikologjike e fizike në burg dhe presion të SPAK mbi ta. Baze thekson se kjo është hera e parë, pas arrestimit të Fatos Nanos, që dy politikanë të nivelit të lartë ankohen për shkelje të të drejtave të njeriut në burg. “Ilir Meta ka më shumë se një vit në paraburgim, nën pretendimin se mund të ndikonte mbi hetimet apo të arratisej. Veliaj ka hyrë në muajin e shtatë me të njëjtin arsyetim. Kjo është hera e parë, qysh pas arrestimit të Fatos Nanos në Shqipëri, që dy politikanë të lartë ankohen për shkelje të të drejtave të njeriut në burg…

Në rastin në fjalë i kanë të dyja,” shkruan Baze. Sipas tij, mënyra se si Veliaj dhe Meta po trajtohen duhet të krahasohet me trajtimin që kanë pasur politikanë të tjerë të arrestuar vitet e fundit, edhe nga i njëjti kamp politik. “Erion Veliaj duhet të krahasohet me mënyrën se si autoritetet në burgje kanë trajtuar Saimir Tahirin, Ilir Beqajn, Vangjush Dakon, Lefter Kokën, Alqi Bllakon etj. Sjellja është tërësisht e ndryshme, madje e pakrahasueshme. Me të tjerët janë sjellë normal, kurse në rastin e Veliajt ka një diskriminim të qartë, gati në formë linçimi… sikur kanë kapur kreun e ISIS,” tha ai. Baze ndalet tek rasti i fundit kur ministri Manja dërgoi 30 forca speciale për të shoqëruar Veliajn nga burgu drejt një klinike vetëm 250 metra larg. “Përpara skandalit të fundit të Ulsi Manjës, që i çoi 30 forca speciale për ta shoqëruar në 250 metra rrugë përballë burgut ku ishte klinika, dëgjova dhe lexova lajme që në fillim mu dukën përpjekje për t’u tallur…

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related