‘Të shmangim provokimet!’, BE-ja pezullon tarifat e saj doganore: Shtëpia e Bardhë mirëpret vendimin e Unionit

Data

Nuk mund të mos pezullojmë tarifat. Do të ishte një shpallje lufte”. Sot, pra, do të pezullohen zyrtarisht kundër-tarifat evropiane. Edhe pse ende nuk ka mbërritur një përgjigje formale ndaj tekstit të propozuar nga Brukseli për deklaratën e përbashkët që do të sanksionojë paqen tregtare mes dy anëve të Atlantikut, Unioni ka nevojë të dërgojë një sinjal qetësimi.

Kjo është logjika që ndiqet në Pallatin Berlaymont: nëse nuk do të bëhej “bllokimi” i tarifave pas urdhrit ekzekutiv të miratuar nga Donald Trump të premten e kaluar, gjithçka do të vihej në diskutim. Në orët e fundit, udhëzimet e Ursula von der Leyen për të gjithë “negociatorët” evropianë kanë qenë shumë të qarta: “Duhet t’u besojmë Shteteve të Bashkuara dhe duhet të shmangim çdo provokim. Ky marrëveshje duhet mbyllur”.

Pikërisht për këtë, sot komiteti për barrierat doganore, që ka kompetencën për të zbatuar ndryshimet në tarifat e propozuara nga Komisioni, do të pezullojë masat e hartuara muajin e kaluar për t’iu përgjigjur kërcënimeve të Shtëpisë së Bardhë. Në atë pikë, do të ketë kohë të mjaftueshme për të përcaktuar dhe rënë dakord mbi dokumentin e përbashkët, ku do të përfshihen edhe specifikat për përjashtimet sektoriale. Për shembull, tarifat mbi makinat evropiane do të ulen në 15% (ishin rritur në 27,5% nga Trump), po ashtu edhe ato mbi barnat. Aeroplanët, nga ana tjetër, do të kenë tarifë zero. Në të njëjtën kohë, negociatorët do të diskutojnë mbi taksat për pijet alkoolike dhe (më vështirë) mbi ato për çelikun dhe aluminin. Për këtë pikë, administrata amerikane mbetet e palëkundur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related