Foltore dhe lëvizje e re në PD kundër Berishës? Dash Sula jep detaje dhe vendos kushte: Do ta mbështes nëse…

Data

Dash Sula nuk mundi ti mbijetojë fshesës së Sali Berishës para zgjedhjeve, i cili me një të rënë te lapsit e fshiu nga listat.

Pastrimin e shtëpisë që premtoi kur doli nga izolimi, doktori e nisi me të vetët duke larguar rebelët. Si njëri prej tyre, Sula mendon se ka ardhur koha që Berisha të largojë humbësit.

Pa diskutim duhet një analizë e hollësishme, drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë e parë, pa diskutim sekretari i Përgjithshëm, pa diskutim figurat e tjera sipas rezultateve, më pas dhe zoti Berisha ka përgjegjësinë e tij. Nëse do vazhdojnë po këto figura, nga sekretari i përgjithshëm, nënkryetarët dhe kryetari i grupit etj, do të vijojë po kjo statusquo ta mbajnë, ta gëzojnë dhe në zgjedhjet e tjera unë parashikoj një situatë akoma më të keqe për Partinë Demokratike”, u shpreh Dash Sula.

Ish ligjvënësi demokrat është i mendimit që shërbimi më i mirë që Sali Berisha mund t’i bënte partisë është riformatimi i thellë, për ti hapur rruge një lidershipi të ri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related