“BE nuk është konsultuar fare”,Vasili ‘shpërthen’ për Kodin Penal:Rama kërkon t’u lërë “dobiqin” e Kodit disa servilëve

Data

Kodi i ri Penal është tashmë një felliqësirë e kuptuar qartë nga të gjithë.Rama po kërkon që ketë dobiç t’ua u lërë në prehër ca Rakipëve e ca të tjerëve.Në rast se do të ecte pa zhurmë e pa vëmendje ky Kod, meritën do ta rrëmbente Rama dhe maxhoranca rilindase, që do fillonin pallavrat propagandistike, që demek bënë Shqipërinë me Kod Penal.

Por Rama dhe qeveria kanë plot gjashtë vjet që merrën e stërmerren me këtë Kod dhe kanë udhëqur, organizuar, porositur e kontrolluar çdo hap të ketij Kodi sipas qëllimeve të tyre të errëta.

Aq e mbyllur në mënyrë mafioze ka qenë kjo punë sa që asnjë institucion rilevant nuk është konsultuar fare duke filluar që nga:

Bashkimi Europian.

Komisioni i Venecias,

Prokuroria e Përgjithshme

Gjykata e Lartë

SPAK

Dhoma e Avokatisë.

Pra përjashtimi i hapur i këtyre institucioneve flet qartazi për këtë proces narkoqeveritar totalisht të mbyllur të hartimit te Kodit, me qëllime të përcaktuara qartë, për të mbështetur instalimin e diktaturës së narkoshtetit të korruptuar dhe të kapur, që kërkon Kodin Penal si alibi ligjore për krimet e kryera.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related