Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, të pronave shtetërore për realizimin e projektit të investimit “Korpusi i inspektorateve” dhe projekteve të tjera të investimit.
“Këshilli i Ministrave vendosi autorizimin e shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, vetë apo nëpërmjet entitetit të krijuar prej saj, për të vepruar si zhvillues i pronave, të përcaktuara në shtojcat nr.1 dhe nr.2, sipas këtij vendimi, në funksion të realizimit të projektit të investimit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i cili ka si qëllim, ndër të tjera, përmbushjen e interesit publik”, thuhet në njoftim.
Sipas vendimit, autorizohet Korporata e Investimeve Shqiptare dhe institucioneve publike përfituese, që brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të lidhin marrëveshje bashkëpunimi për përcaktimin e standardit, metodologjisë, termave dhe kushteve të bashkëpunimit për përmbushjen e interesit publik, përmbushjen e interesit të Korporatës, si dhe entiteteve në pronësi të të cilit/ave regjistrohet prona e re shtetërore
