Lucia Tozzi, studiuese e politikave urbane dhe gazetare e pavarur në Itali ka publikuar një artikull rreth zhvillimit urban në Tiranë.
Në artikullin e titulluar “Tirana, Milanoja e ardhshme”, Lucia Tozzi kritikon ashpër transformimin e kryeqytetit shqiptar nën drejtimin e Edi Ramës. Ajo e konsideron Qeverinë Rama si një model autoritar të zhvillimit të qyteteve, me pasoja të thella sociale dhe kulturore.
Sipas Tozzi, Rama – artist i kthyer në politikan – e ka kthyer Shqipërinë në një laborator të arkitekturës globale, ku mungesa e rregullave dhe e rezistencës civile i lejon të realizohen projekte gjigande dhe luksoze, shpesh të shkëputura nga nevojat e komunitetit.
Për Ramën thuhet se bashkëpunon me arkitektë të famshëm ndërkombëtarë si Alejandro Aravena, Stefano Boeri, Bjarke Ingels dhe MVRDV për të ndërtuar gradaçela, rezidenca, qendra tregtare dhe “smart city”, shpesh në mënyrë të dhunshme ndaj hapësirës publike dhe banorëve lokalë.
Ajo nënvizon paradoksin mes imazhit “cool”, progresiv dhe të gjelbër që Rama promovon në skenën ndërkombëtare, dhe realitetit të zhvendosjeve, polarizimit, rritjes së betonizimit dhe ikjes masive të të rinjve shqiptarë jashtë vendit.
