Ju Zidi është një notare kineze që merr pjesë në Kampionatin Botëror të Notit, dhe që nuk mund të quhet as adoleshente.
Në moshën 12-vjeçare ajo fillimisht u kualifikua për në finalen e garës së 200 metrave stil i përzier, dhe pastaj shkëlqeu edhe në konkurrimin për medalje.
Vajza e vogël e lindur në qytetin Baoding të Kinës Qendrore, iu afrua podiumit dhe mbeti vetëm 6 të qindat larg bronzit.
Koha e saj ishte 2’09”21, shumë pranë kanadezes Mari-Sofi Harvej.
Këtë konkurrim e fitoi një tjetër fenomen I notit, si kanadezja 19-vjeçare Samër Makintosh, dhe Ju Zidi synon të tejkalojë rekordet e saj.
