Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar arkitektët se nëse projektet e tyre, për të cilat është dhënë leja e ndërtimit, ndryshojnë gjatë rrugës do të përballen me pasoja ligjore.
Kreu i qeverisë u shpreh se projektet duket të realizohen besnikërisht, duke theksuar se bëhet gjithë ajo punë për t’i filtruar dhe kaluar në procesin e aprovimit, jepet leja dhe pastaj gjëja shkon në drejtim të paditur në një pjesë shumë të madhe të rasteve.
“Projektet me arkitektë të huaj kanë ngjallur interes të madh. Nuk është më një interesim kulturor, por i investitorëve. Nga njëra është besueshmëria e arkitektëve dhe nga ana tjetër është besueshmëria e vetë projektit për t’u realizuar ashtu si e ka paraparë projekti i arkitektit. Jo për tu marrë leja dhe pastaj për të përfunduar në fund një projekt që as arkitekti nuk e njeh më si projektin e vet.
