“Një e treta e refugjatëve janë shqiptarë”/ Debat për emigrantët shqiptarë në Britani

Data

Në një debat televiziv të zhvilluar mes gazetarit britanik Piers Morgan dhe influenceres amerikane Candace Owens, ka shpërthyer një përplasje për numrin e të rinjve shqiptarë që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe.

Morgan deklaroi se “1 në 3 refugjatë që mbërrijnë në Britani janë të rinj meshkuj nga Shqipëria”, duke ngritur pikëpyetje mbi politikat e emigracionit dhe kapacitetin e vendeve të origjinës për të mbajtur qytetarët e tyre.

Deklarata u kundërshtua menjëherë nga Candace Owens, një nga zërat më të njohur të lëvizjes konservatore pro-Trump në SHBA. Ajo kërkoi që shifrat të verifikoheshin nga autoritetet amerikane në Londër.

“E ka njeri këtë statistikë? Nëse nuk është e vërtetë, a kemi gjë Ambasadë në Londër? Të paktën një reagim zyrtar duhet të kishim parë nga ata nëse kjo nuk është e saktë,” – tha Owens gjatë debatit.

Ajo shtoi më tej se nëse kjo statistikë rezulton e saktë, lind pyetja se përse Shqipëria, një vend i promovuar si “Maldivet e Europës” dhe një mrekulli e turizmit nga mediat ndërkombëtare, nuk arrin të mbajë të rinjtë brenda vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related