Padi për shpifje në GJKKO/ Vilma Nushi dhe Albana Vokshi përballen sërish në gjykatë

Data

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar seanca e radhës në procesin gjyqësor mes biznesmenes Vilma Nushi dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Vilma Nushi është paraqitur në gjykatë në kuadër të padisë për veprën penale të “Shpifjes kryer botërisht”, e parashikuar nga neni 120 i Kodit Penal. Padia është ngritur nga Nushi dhe shoqëria “3P Life Logistic” sh.p.k., kompania që ka fituar koncesionin e programit të Check Up-it.

Sipas kallëzimit, deklaratat publike të deputetes demokrate për vlerën e koncesionit kanë dëmtuar reputacionin e koncesionarit. Shoqëria pretendon se vlera totale e projektit në 10 vite është 63 milionë euro dhe jo 130 milionë euro, siç është deklaruar nga Vokshi në daljet e saj publike.

Kjo është një nga disa seancat e zhvilluara mes palëve, ndërsa procesi vijon me shqyrtimin e pretendimeve dhe provave të paraqitura nga të dyja anët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related