Nuk më kalon kurrë. Më prish gjumin, më ndikon në gjithçka, sepse mendja më shkon gjithmonë atje”.Luciano Spalletti e ka përjetuar thellë largimin e trazuar nga kombëtarja Italiane, pas humbjes së rëndë ndaj Norvegjisë në kualifikueset për Kupën e Botës 2026.
Ish-trajneri i Italisë ka pranuar se po kalon një moment tepër të vështirë, me ndikim edhe në jetën e tij personale.
“Ndonjëherë më duket sikur jam i lumtur, por më pas, papritur, më rikthehet ajo gjë në mendje. Nuk arrita t’u bëj të qartë djemve që i doja” – shpjegoi Spalletti për “La Repubblica”. Kur më propozuan ta drejtoja kombëtaren, nuk fjeta dy ditë nga emocionet. Kjo plagë do të jetë e dhimbshme edhe kur të ketë kaluar fazën e shërimit”.
Trajneri toskan pranon se do t’i duhet kohë për ta rigjetur veten. Ai reflektoi edhe mbi gabimet e mundshme që çuan në dështimin në “Euro 2024” dhe më pas në vështirësitë drejt kualifikimit për Botërorin 2026:
“Gabimi im ishte se në fillim insistova shumë në ndjesinë e përkatësisë, të identitetit. Iu kërkoja djemve të këndonin himnin, të bërtisnin një thirrje lufte para çdo stërvitjeje.
