Gentian Sula i NOA-s ‘pret në besë’ Ajola Xoxën: Kontrata për 220 mijë euro ishte fiktive

Data

Gjatë kontrollit që SPAK ushtroi në kompanitë e Ajola Xoxës në dhjetor të 2024 u gjet në kasafortën e studios ligjore Partners Law, një shumë e konsiderueshme parash.

Me gjasë, në pamundësi për t’i justifikuar, Xoxa kërkon ndihmë tek i njohuri i saj, Gentian Sula me të cilin lidh një kontratë shitblerje prone.
Për këtë kontratë, me datë 9 janar 2025, SPAK mori në pyetje biznesmenin Sula. Ai u ripyet gjashtë muaj më vonë, në qershor të 2025, ku ndryshoi tërësisht qëndrim.

Ai tha se fillimisht kishte qenë i paqartë dhe i tronditur, por se kishte reflektuar e se donte të bashkëpunonte me drejtësinë për të treguar të vërtetën, duke sqaruar se nuk kishte pasur asnjë marrëdhënie kontraktuale me Ajola Xoxën.

Detajet e dëshmisë së Gentian Sulës

Në vijim të hetimeve për këtë episod, i pyetur sërish më datë 05.06.2025, shtetasi Gentian Sula ka sqaruar se më datë 09.01.2025 kishte dhënë shpjegime lidhur me një marrëdhënie shitblerjeje me shtetasen Ajola Xoxa. Në atë moment, ai ka deklaruar se ka qenë i tronditur dhe i paqartë për rrethanat dhe përgjegjësinë e tij. Ai ka theksuar se nuk kishte dashur të jepte të dhëna të rreme, por i ndodhur në kushtet që nuk kuptonte seriozitetin dhe rëndësinë e deklarimit të tij, kishte improvizuar në thëniet e tij. Pas asaj periudhe, ai ka reflektuar dhe ka konkluduar se nuk ka asgjë për të fshehur karshi Prokurorisë dhe dëshiron të bashkëpunojë duke thënë të vërtetën, duke theksuar se zhvillon një biznes të ndershëm, është tatimpagues dhe familjar i rregullt dhe nuk ka lidhje me asnjë veprimtari të jashtëligjshme, si dhe nuk dëshiron në asnjë mënyrë që emri apo biznesi i tij të njolloset në çfarëdolloj rrethane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related