“E vetmja mënyrë që t’i shpëtoj burgut…”/ Polici që i dha telefonin zbardh bisedën e Veliajt me familjarët

Data

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dëshmuar sot në lidhje me përdorimin e aparatit të tij celular nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Polici ka deklaruar se nuk e mban mend se me kë familjar ka komunikuar në telefon Veliaj, por tregon porosinë që ky i fundit i ka dhënë për të zbatur si një mënyrë që mund ta shpëtonte nga burgu.

“Nuk e mbaj mend fiks se me kë, për shkak se edhe unë jam i ngarkuar, por Erioni i ka thënë bashkëshortes ose vëllait se: “Të sakrifikonin një nga studentët për deputet, sikur të ishin sëmurë apo nuk ndiheshin mirë nga gjendja shëndetësore, dhe që të futej Erioni si kandidat për deputet, që t’i shpëtonte burgut”. Këtë gjë e thoshte se është Plani B, plani i vetëm për të shpëtuar.”- tha polici.

Po ashtu, polici tregoi se Veliaj i ka thënë se edhe disa kryebashkiakë të tjerë si Tërmet Peci apo Agron Malaj, po bëhen deputetë që t’i shpëtojnë SPAK-ut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related