Brukseli i jep shuplakën e fortë Edi Ramës, ja si shkarkimet masive të kryeministrit në bashkitë e vendit rrezikojnë

Data

Bashkimi Europian i ka dhënë një goditje të fortë Edi Ramës, lidhur me shkarkimet masive që ka nisur në bashkitë e vendit. Kjo lëvizje, e konsideruar nga qeveria si “pastrim strukturash dhe rritje e efikasitetit administrativ”, është pritur me shqetësim të madh në Bruksel, duke vënë në pikëpyetje respektimin e autonomisë vendore në Shqipëri. Në një reagim për “Top News”, përfaqësues të BE-së theksojnë se pushteti vendor është një nga shtyllat kryesore të integrimit europian, pasi është përgjegjës për zbatimin e një pjese të konsiderueshme të standardeve të BE-së.

Reagimi i plotë i BE

“BE-ja po ndjek nga afër zhvillimet më të fundit në fushën e administratës vendore në Shqipëri. Autoritetet vendore luajnë rol të rëndësishëm në procesin e integrimit në BE, duke qenë se ato janë përgjegjëse për zbatimin e një pjese domethënëse të acquis-ve të BE-së që kërkon qeverisje të efektshme në nivele të ndryshme. · Karta Evropiane për Vetëqeverisjen Vendore, e miratuar nga Këshilli i Evropës dhe e ratifikuar nga Shqipëria në vitin 2000, përcakton standardet për ruajtjen e pavarësisë politike, administrative dhe financiare të autoriteteve vendore. Kjo Kartë është pasqyruar edhe në Ligjin për Vetëqeverisjen Vendore të vitit 2015. · Siç theksohet edhe në raportin e Komisionit për Shqipërinë për vitin 2024, ndarja e përgjegjësive ndërmjet qeverisjes vendore dhe asaj qendrore vijon të jetë fushë me shqetësim, dhe në të cilën ka nevojë për përsosje të kuadrit ligjor lidhur me funksionet e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related