Zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri kanë lënë pas jo vetëm një fitore të diskutueshme politike, por edhe një heshtje ogurzezë nga aleatët më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ndërsa liderët në Ballkan dhe më gjerë morën urime zyrtare pas fitores së zgjedhjeve, në Shqipëri ndodhi diçka befasuese: Departamenti Amerikan i Shtetit zgjodhi të mos e përmendë fare Edi Ramën. Në deklaratën zyrtare të shpërndarë nga ambasada amerikane në Tiranë disa ditë pas zgjedhjeve, u tha thjesht: “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.” Asnjë fjalë për fituesin, asnjë përmendje për Ramën, asnjë konfirmim për legjitimitetin e rezultatit. Në diplomaci, një mungesë fjale vlen sa një protestë. Ky mesazh i heshtur është një sinjal alarmi për një kryeministër që deri dje mburrej me marrëdhëniet personale në Uashington. Por duket se përkrahja ka marrë fund. Krahas Ramës, edhe Sali Berisha, i zhytur në një betejë të fortë pas 11 majit dhe i lidhur me një kontratë lobimi prej 6 milionë dollarësh për të vënë në lëvizje Departamentin e Shtetit, nuk mori as mëshirën e një përmendjeje. Fjalët munguan, por mesazhi ishte i qartë: nuk ka më mbështetje as për mazhorancën, as për opozitën.
Pas zgjatjes se mandatit për politikanët e korruptuar të Ballkanit, Rubio mesazh të prerë për ambasadat që urojnë…
Data
