Prishja e kabinave në Theth, Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Data

Kryeministri Edi Rama, u ndal sërish te rasti i Thethit, ku disa kabina për të cilat tha se ishin pa leje janë hequr, dhe deklaroi se strukturat shtetërore po punojnë për pastrimin e kësaj “plage mjedisore”.

Më tej ai shtoi se Ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentet që të kërkojë në KLP hetim për prokuroren, por edhe për të gjithë Prokurorinë e Shkodrës.

“Vazhdojmë të pastrojmë plagën e tmerrshme që iu hap Thethit dhe ministria e Drejtësisë po bën gati dokumentacionin, dhe t’i kërkojë KLP që të qëndrojë mbi prokurorinë e Shkodrës, sepse realisht është shumë shqetësuese ajo që ka ndodhur në Theth. Strukturat e shtetit janë lënë në baltë nga një prokurore dhe Prokuroria e Shkodrës e merr në mbrojtje. Këta njerëz në shkollë bëjnë edhe një lëndë që quhet logjikë, në arsyetimet e tyre vetëm logjikë nuk ka.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related