Dështimi i kushtueshëm i Balluk-reformës së ujit

Data

Në vitin 2021, qeveria shqiptare nisi të ashtuquajturën reforma e ujësjellësave. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, shpalli se nga 58 ndërmarrje ujësjellësash që kishte në të gjithë vendin, do të kalohej në vetëm 15 ndërmarrje. Përveç agregimit në rang qarku, qeveria futi dhe një tjetër ndryshim të rëndësishëm. Ajo mori paketën maxhoritare të aksioneve në çdo ndërmarrje ujësjellësi, duke u lënë bashkive të qarkut përkatës 49 për qind të aksioneve.

Reforma filloi të vihej në zbatim në vitin 2022. Menjëherë pas centralizimit të ujësjellësave nisi kërbaçi financiar. Qeveria filloi të rriste me shpejtësi tarifat e ujit për të gjitha rrethet e vendit. Në shumë raste rritja e tarifave arrinte deri dyfish. Dhe e gjitha kjo sipas hartueses së reformës funksionoi.

“Nëse ka diçka për të cilën krenohemi, është implementimi i një reforme të cilën e lançuam në vitin 2021 dhe nisëm nga implementimi i saj në fillim të vitit 2022 dhe sot mund të flitet me shifra dhe fakte se si kjo reformë e agregimit të kompanive të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe marrjes së mazhorancës së aksioneve nga Qeveria Shqiptare, ka sjellë shëndoshjen financiare dhe teknike të këtyre ndërmarrjeve si rrjedhojë, padyshim, shërbime më cilësore për të gjithë qytetarët tanë,” deklaroi Belinda Balluku në janar të vitit të kaluar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related