Goditje për diplomacinë amerikane/ DASH nis pushimet nga puna: 15% e stafit, jashtë sistemit

Data

Departamenti i Shtetit i SHBA-ve (DASH) ka njoftuar se qindra punonjës do të pushohen nga puna në ditët në vijim, pas vendimit të fundit të Gjykatës së Lartë, e cila i jep administratës Trump dritën jeshile për të vijuar me shkurtimet masive në agjencitë federale.

Vendimi vjen si pjesë e planit të presidentit Donald Trump, të shpallur fillimisht në prill nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, që synon të shkurtojë rreth 15% të fuqisë punëtore të DASH. Zëdhënësja e departamentit, Tammy Bruce, tha se këto masa synojnë ta bëjnë DASH-in “më të efektshëm dhe më të shpejtë”.

“Kur një strukturë është shumë e madhe për të funksionuar dhe shumë burokratike për të vepruar me efikasitet, ajo ka nevojë për ndryshim”, tha Bruce.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related