“Shkarkimi i drejtorëve, diversion i Ramës”/ Kalemaj: Hiqet vëmendja nga problemet

Data

Politologu Ilir Kalemaj ka komentuar shkarkimin masiv të drejtorëve në Bashkitë e vendit, kuka deklaruar se Rama po bën diversion.

Sipas tij, Rama e ka çuar në një shkallë më epike një model që po e shohim edhe në Greqi dhe Itali.

Më tej Kalemaj theksoi se hiqet vëmendja nga disa probleme të vendit dhe rënia në pikatë e turizmit, si dhe krijohen disa vende pune.

Duket që z.Rama është në një tur shkarkimesh për të gjitha bashkitë e vendit. Lind pyetja, po të humbte z.Rama çfarë do ndodhte?! Po shkarkon me një legjitimitet të cunguar, duke thënë që s’po më zë gjumi natën, për shkak të përgjegjësisë që kam, dhe ai vet po zgjedh të bëjë kryebashkiakun e gjithë vendit.

Ne jemi në një shtet anormal, në BE këto janë kurrsesi të lejuara. Me ç’të drejtë Rama në thyerje të ligjit, kushtetutës, kartës së autonomisë vendore merr rolin e kryebashkiakëve? Këta persona që s’paskan performuar pse s’u pushuan para zgjedhjeve?! Të gjithë këta s’paskan punuar në grup?! Ato që u tërheq vëmendjen Rama pak kanë të bëjnë me pushtetin lokal. I shkuli veshin në Vlorë për landfillin, ujin, apo derdhjen e ujërave të zeza. Por fillohet gjithmonë nga qeveria qendrore, dhe këtë s’e themi ne, e thotë Erion Braçe. Ka 12 drejtorë që janë të PD, PDIU, LSI.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related