Zhupa: Ligji për zonat e mbrojtura është bërë për oligarkët, jo për banorët e Thethit

Data

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka komentuar aksionin e fundit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike.

Sipas saj, Edi Rama ka dëshmuar prej 12 vitesh se nuk ka asnjë lidhje me ligjshmërinë dhe shtetin ligjor.

Zhupa theksoi se mënyra e tij e qeverisjes, përmes aksioneve të njëanshme dhe të papritura, përfaqëson një formë të qeverisjes banditeske, që shërben për interesa klienteliste dhe në funksion të oligarkëve e investitorëve të afërt me pushtetin.

Të gjitha ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Rama e ka treguar prej 12 vitesh që nuk ka lidhje me ligjshmërinë dhe shtetin ligjor, dhe kjo mënyrë e të qeverisurit nëpërmjet aksioneve të tij është një qeverisje banditeske, që për interesa klienteliste zgjedh dhe piketon zona dhe problematika të caktuara që duhet të adresojë, kur në fakt i duhen për të ndihmuar një oligark apo një investitor “strategjik”.

Ka disa gjëra që kanë ndodhur njëkohësisht. Së pari, është ndryshuar ligji i zonave të mbrojtura, dhe kur u ndryshua ky ligj në Kuvend, në interpelancë me mua, Mirela Kumbaro ka marrë shembull banorët e Thethit, duke thënë se ata kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe se ky ligj do t’i ndihmojë ata të jetojnë në mënyrë të ligjshme.
Ndërkohë, siç tregohet dhe vërtetohet ajo që ne kemi thënë në Kuvend: ligji nuk bëhej fare për ta. Ligji është bërë për të tjerë, të cilët do të merrnin tokat publike, do të shkatërronin atë që banorët kishin ndërtuar dhe do të uzurponin atë që u takon banorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related