Burg kush bën parkim dysh/ Eksperti zbulon nenin që çon qytetarët në qeli:Nëse s’respektoni rregullat, pritet të ketë.

Data

Për ekspertin e Çështjeve Rrugore Arben Luzi, bllokimi i rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale. I ftuar ditën e sotme në një emision televiziv teksa foli për problemet e trafikut në Tiranë, ai tha problem janë parkimet e gabuara.

‘Zënia e rrugës për çdo lloj arsye është vepër penale. Ne sa dalim nga shtëpia e ndjejmë se që tek hyrja e pallatit nuk lëviz dot. Po ka mjete në disa lagje që nuk kanë lëvizur me kohë të gjatë. Po ti shohësh kemi mjete mbi trotuare, kemi mjete dyshe, në kryqëzime.

Parkime ka por qëndrimet e gabuara dhe parkimet e gabuara në Tiranë janë problem, sepse parkohet aty kanë punën dhe këto fenomene duhet që të luftohen’, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related