“ECO-ELB”-it i doli tymi/ Gledian Llatja dhe Leli Kraja thirren për interpelancë në Këshillin Bashkiak

Data

Situata e pazakontë e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku shtëllungat e tymit që dolën nga inceneratori i shoqërisë “ECO-ELB”, mbuluan qytetin duke lënë një ndotje toksike në ajër, është bërë shkak për thirrjen në interpelancë të Kryetarit të Bashkisë së qytetit, Gledian Llatja, administratorit të kompanisë Leli Kaja dhe drejtuesit teknik të shoqërisë aksionere.

Mbledhja urgjente pritet të zhvillohet nesër në në orën 11:00 në ambientet e Qendrës Rinore në Elbasan, ku Llatja dhe dy zyrtarët e tjerë të shoqërisë “ECO-ELB”, do japin shpjegime për situatën e paprecedentë të krijuar nga rënia e zjarrit në fillim të muajit korrik 2025 si dhe situatën ekonomike të menaxhimit të mbetjeve.

Nisma për thirrjen e mbledhjes jashtë radhës, është kërkuar nga 19 anëtarë të Këshillit Bashkiak Elbasan, të cilët ju drejtuan me një kërkesë kryetarit të Këshillit, Lutfi Lala, duke arsyetuar si më poshtë vijon:

“…kërkojmë thirrjen e një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak, për të diskutuar situatën emergjente të krijuar nga zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbetjeve pranë inceneratorit, që menaxhohet nga shoqëria “ECO-ELB…”.

Qëllimi i interpelancës është sqarimit të rrethanave të incidentit, marrja e përgjegjësive dhe planifikimi i masave për parandalimin e incidenteve në të ardhmen.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related