Lista e arbitrazheve/ Qeveria ka 180 mln euro detyrime për të paguar për gjyqet e humbura

Data

Qeveria shqiptare përballet me një faturë prej gati 180 milionë eurosh nga çështjet e humbura dhe ato në proces në arbitrazh ndërkombëtar, me biznese të ndryshme, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për fundin e vitit 2024.

Kjo shumë përfshin si detyrimet e mbetura për pagesë, ashtu edhe detyrimet kontigjente, të cilat mund të materializohen në të ardhmen nëse vendimet në proces rezultojnë të pafavorshme për shtetin.

Sipas tabelës zyrtare, nga kjo shumë, 69.4 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura për pagesë nga vendime të formës së prerë, të cilat ende nuk janë likuiduar dhe 110.5 milionë euro janë të kategorizuara si detyrime kontigjente, që rrjedhin nga procese gjyqësore të hapura në gjykata ndërkombëtare arbitrazhi dhe shënohen në raportet e financave publike si detyrime të mundshme, por nuk përfshihen drejtpërdrejt në borxhin publik derisa të ketë një vendim final.

Në detyrimin kontingjent përfshihet çështja “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, që përfshin detyrimin me vlerë 108 mln euro për vendimin e “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, dhe 2 milionë euro kosto ligjore po për këtë çështje.

Financat ende e njohin këtë shumë si detyrim kontingjent, ku përfshihen detyrime të mundshme financiare që mund t’i ngarkohen shtetit shqiptar si rezultat i çështjeve të hapura në gjykatat e arbitrazhit ndërkombëtar, në rast se vendimi jepet në favor të palës paditëse kundër shtetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related