“Balluku po mbulon rastin”, Berisha: Kandidati i Ramaduros dhun*n në farmaci të sëmurën

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast dhune ndaj një gruaje në ambientet e një farmacie në fshatin Strum, njësia administrative Roskovec.

Sipas denoncimit të publikuar nga Berisha, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pesë ditë më parë, ndërsa autori i dyshuar është Ilir Musko, farmacist dhe kandidat për deputet për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.

Berisha citon një mesazh nga një qytetare, e cila shkruan se viktima është një grua nga fshati Samaticë, e cila kishte shkuar për trajtim me serum në farmacinë e Muskos. Ajo pretendon se gjatë qëndrimit në farmaci është dhunuar fizikisht nga Musko.

Sipas denoncimit, familjarët e të dhunuarës po përballen me pengesa nga Policia e Roskovecit gjatë përpjekjeve për të bërë kallëzim. Gruaja ka deklaruar se ministrja Belinda Balluku po ndërhyn për të fshehur ngjarjen dhe për të mbrojtur Muskon.

Denoncimi përmend gjithashtu përplasje fizike mes të afërmve të gruas dhe Muskos, që ka shkaktuar tensione në zonë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related