Gjirokastra këtë verë ka prodhuar më shumë lajme për “bumin turistik”, por më pak turistë.
“Janë me 30% më pak”, thotë një burimi i dorës së parë nga Qafa e Pazarit. Nuk ka komplot. Nuk është shkak as vera e nxehtë.
“Turisti nuk është budalla”, thotë Skënderi.
Në Qafë-Pazar, ku një shishe birrë kushton 5 mijë lekë dhe katër qifqi, të famshmet qifqi, 10 mijë lekë, duket sikur qyteti nuk ka kuptuar ende një rregull bazik të turizmit: që turisti nuk duhet trembur.
Gjirokastritët janë krenarë dhe të kursyer. Aq të kursyer sa gjithë anekdotat me kopracë nga të katër anët e globit i vishen gjirokastritëve. Është e vërtetë që janë dorështrënguar, por çuditërisht presin që të tjerët të lirojnë dorën. Sidomos “ata që vijnë nga Tirana””, që janë bërë klientët më të mirë.
