Pezullimi nga detyra i kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për “shkelje të barazisë në tendera”, ka krijuar një situatë interesante brenda institucionit më të rëndësishëm që shqyrton vlefshmërinë e tenderave publikë në Shqipëri.
Myzyri ishte në fund të mandatit të tij 5-vjeçar në krye të KPP-së dhe ishte një kandidatët kryesorë për vijimin e drejtimit të institucionit.,
Në 12 Mars 2025, Këshilli i Ministrave vlerësoi kandidatën e Myzyrit me pikët më larta për procedurën e zgjedhjes që do të zhvillohej më pas nga Parlamenti. I dyti në radhën e kandidatëve është Kreshnik Tërnova, i cili aktualisht mban postin e zv.kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik.
