“Nuk u bë viktimë, por zë”, Çupi mesazh pas lirimit të Salianjit: Ai nuk u përkul, opozita ka nevojë për persona si ai

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka reaguar pas lirimit nga burgu të Ervin Salianjit. Në një mesazh në rrjetet sociale, Çupi shkruan se “Ervini nuk u përkul, nuk u tërhoq, nuk u bë asnjëherë viktimë dhe ai tregoi se opozitarizmi i vërtetë nuk është karrige, por kurajo”.

Sipas saj, liria nuk matet me prangat që të vendos pushteti, por me dinjitetin që ruan përballë padrejtësisë.

“Ervin Salianji është sot i lirë, por në të vërtetë, ai ka qenë i lirë në qëndrim. Mirë se kthehesh, Ervin! Opozita vazhdon dhe Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë për zëra si i yti”, shkruan deputetja demokrate, Dhurata Çupi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related