Lirimi i hapësirave të zaptuara/ Rama kopjon Veliajn 10 vjet më pas

Data

Në gusht të vitit 2015, Erion Veliaj nisi aksionin për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zaptuara nga tregtarët, lokalet apo ambulantët e ndryshëm.

Veliaj u deklarua i prerë për ta fituar betejën dhe për ti kthyer qytetarëve rrugët, trotuaret, lulishtet dhe çdo ambient tjetër publik, por koha e tregoi se e gjitha ishte thjesht një show mediatik.

“Ky është një operacion që nuk i lë të gjithë të lumtur dhe sigurisht për çdo veprim që ne marrim dhe për çdo pengesë që ne heqim, është dikush që mërzitet. Kjo se në këto vitet e fundit gjej shesh dhe bëj përshesh ishte politika e ditës në qytet. Por ju garantoj që për çdo njeri që mërzitet nga zbatimi i ligjit janë me qindra apo mijëra të tjerë që i gëzohen zbatimit të ligjit. Dhe shumica e qytetarëve e duan ligjin dhe shtetin”- shprehej Veliaj asokohe.

Sot, 10 vite më pas, Rama po kopjon të njëjtën taktikë të Veliajt që shumë shpejt do lihet në harresë dhe aksioni “gjigand” i liderit do demonstrojë atë që pritet, dështimin!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related