Lirimi i Salianjit, Berisha: Dënim politik! Denoncoi trafik@ntin Geron Xhafaj

Data

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Fierit për lirimin me kusht nga qelia të Ervin Salianjit.

Berisha gjatë një konference për mediat, u shpreh se dënimi i ish-deputetit ishte politik, duke shtuar se qëndroi për 9 muaj në qeli, sipas tij, jashtë çdo lloj ligj.

Kryedemokrati theksoi se “burgosja e Ervin Salianjit kishte si synim kryesor burgosjen e të vërtetës”.

Dua të dënoj edhe njëherë me forcën më të madhe, dënimin politik ndaj deputetit Ervin Salianji nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, krerë kryesorë të organizatës kriminale të narkoshtetit.

Ervin Salianji vuajti jashtë çdo lloj ligji, Kushtetute dhe rregulli. 9 muaj në burg vetëm e vetëm pse denoncoi Geron Xhafën si trafikant kryesor në qarkun e Vlorës, i cili kërkohej në Milano.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related