Dy biznesmenët Ermal Beqiraj dhe Gentian Lika janë kualifikuar për të fituar kontratën e Sistemit të ri të Thesarit të Shtetit. Ky është një ndërrim skeme i Linda Karçanajt, drejtoreshë e Agjencisë kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). I befasuar nga ky ndërrim lojtarësh në skemën e korrupsionit të AKSHI-t, Gerond Meçe po përpiqet ta bllokojë në KPP.
Ankesa e Meçes kundër Ermal Beqirajt
Pronari i ABS, që u “dogj” nga denoncimi publik i Arben Ahmetajt është mënjanuar me sa duket nga ky transaksion. Meçe është ortak me Armand Frangun, i njohur si baxhanaku i kryeministrit Rama.
Kompania Advanced Business Solutions – ABS ka marrë 43 milionë euro tendera nga institucionet publike, shumicën me procedura sekrete, me oferta fituese sa fondi limit, kryesisht pa garë, me paracaktim etj.
Të gjithë këto elemente ngrenë dyshime të forta për një skemë të dyshuar korrupsioni me paratë publike.
