Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ngren disa pyetje për AKSHI-n mbi vonesat e pashpjegueshme disa mujore në procedurën e tenderimit të “Sistemit të Ri të Thesarit të Shtetit”.
ÇFARË PO NDODH ME TENDERIN E “SISTEMIT TË RI TË THESARIT TË SHTETIT”? DISA PYETJE QË DUAN PËRGJIGJE!
Sot dua të ngrej një shqetësim real, mbi vonesat e pashpjegueshme në procedurën e tenderimit që AKSHI po kryen për tenderin “Përmirësimi i Sistemit të Thesarit”.
