Dosja “Partizani”/ Lirohet nga “arresti shtëpiak” Malltezi, rrëzohet kërkesa e gjyqtares Ulliri

Data

Gjykata e Posaçme ka liruar nga masa e sigurisë “Arrest në shtë”, Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, i cili është marrë i pandehur për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Vendimi është marrë nga gjqyatrja Elsa Ulliri, ku arresti i shtëpisë i është zëvendësuar Malltezit me garanci pasurore prej 3 milionë lekësh të reja.

Jamarbër Malltezi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ai u arrestua nga Policia me urdhët të SPAK që mbrëmjen e 21 Tetorit të vitit 2023, në aeroportin e Rinasit, teksa ishte duke pritur bashkëshorten. Ndërkohë, më 21 Nëntor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme e Apelit i ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Në një prononcim për mediat, pas vendimit të sotëm, Jamarbër Malltezi u shpreh se i kanë provuar për 20 muaj lirinë, teksa e konsideroi çështjen gjyqësore ndaj tij si politike dhe se e kanë hetuar për 5 breza.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related