Si të përfitohen dy pensione?/ Drejtuesi i Sigurimeve Shoqërore shpjegon përfitimet për emigrantët shqiptarë në Itali

Data

Me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për njohjen e pensioneve, janë specifikuar edhe dokumentet që qytetarët shqiptarë në Itali dhe anasjelltas duhet të përgatisin.

Nga dëshmia e punësimit, certifikatat familjare, kodi fiskal, vërtetimi i zyrës së taksave, deklarata e të ardhurave, si dhe dokumentacioni bankar, janë disa nga dokumentet që do t’u vijnë në ndihmë qytetarëve për të aplikuar në portalin e-Albania.

Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, në një konferencë për mediat shpjegoi procedurat e duhura për çdo individ përfitues.

“Të gjithë ata qytetarë shqiptarë që kanë mbushur moshën, por që nuk kanë 15 vite punë, duhet të aplikojnë në e-Albania, ku është hapur atje një faqe, ku të aplikojnë, dhe nëse kanë vite pune jashtë vendit, t’i shënojnë aty. Qytetari nuk ka nevojë të vijë në institucion fizikisht, por bën aplikimin e tij online dhe, po kështu, ne veprojmë online: dokumentacionin ia përcjellim palës italiane dhe ata neve. Tani është edhe periudha verore dhe do të kemi shumë shqiptarë që do të vijnë dhe do të aplikojnë për pensionet, ndaj u them që nuk është nevoja që të vijnë këtu fizikisht, por duhet të ndjekin rrugën e aplikimit në Shqipëri apo Itali nëpërmjet faqes zyrtare online, ta bëjnë kërkesën aty ku duhet, sepse e njëjta gjë do t’u kërkohet edhe në Itali. Nuk do të ketë vlerë nëse shkojnë fizikisht, pasi aplikimi duhet bërë vetëm online dhe veprimet, përgjigjet kthehen po nëpërmjet kësaj rruge”, shprehet Hado.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related