Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një document që sipas tij vërteton se Presidenti i PL-së, Ilir Meta, nuk ka asnjë lidhje me lobimet e LSI-së dikur.
Përmes një deklarate për mediat teksa publikoi dokumentin, Blushi i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme që të tregojë emrin se kush i pagoi faturat nga Lëvizja Socialiste për Integrim.
Blushi shtoi se këto manipulime që ai prentendon se janë bërë për çështjen e Metës, njësoj si në rastin e “McKeon Group”, do të sqarohen. Kjo sipas tij është arsyeja që SPAK shtyn pafund hetimet.

Deklarata e Blushit:
Në funksion të transparencës maksimale me opinionin publik dhe në vijim të procesit të premtuar për çmontimin e të gjitha akuzave farsë dhe politike të ngritura ndaj Presidentit të Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta, sot do të nxjerrim në dritë të diellit përpjekjen politike dhe kriminale të SPAK, që e dënojmë me forcë, për të përfshirë gjoja Z. Meta në të ashtëquajturën çështjen e lobimit nga ish-LSI.
Duke i kujtuar mbarë opinionit publik, se tanimë zyrtarisht ka rënë plotësisht poshtë, si e pavërtetë dhe e fabrikuar, çdo dyshim dhe akuzë politike e ngritur për gjoja një pagesë të supozuar të z.Meta apo ish-LSI prej 1 milion USD për lobim në SHBA për një foto me Presidentin Trump, që më pas u reduktua në akuzën prej 100 mijë USD të paligjshme, në momentin e arrestimit dhe që rezultoi, siç e faktuar edhe autoritetet amerikane, vetëm një pagesë e ligjshme 15 mijë USD për “McKeon Group” të deklaruar sipas ligjit nga ish-LSI, po sqarojmë edhe një çështje tjetër që SPAK qëllimisht nuk e sqaron.
