Ilir Meta tradhëton Monika Kryemadhin, publikon dokumentin që “rëndon” pozitën e ish-bashkëshortes

Data

Përmes këtij dokumenti, ish-presidenti i vendit tregon se karta e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Adrian Shatku, është përdorur nga ish-bashkëshortja e tij.

Ilir Meta tradhëton Monika Kryemadhin, publikon dokumentin që

“Organizata kriminale SPAK vazhdon të shpërndajë dizinformacione në televizionet dhe mediat e blera me paratë e pista të inceneratorëve, për fat të keq edhe në Televizionin Publik Shqiptar (RTSH), sikur gjoja autoritetet amerikane kanë përmendur emrin tim për një kartë bankare të padeklaruar.

Në respekt të së vërtetës dhe të ligjit, por edhe të mos lejimit të mëtejshëm të diskreditimit me qëllim të autoriteteve amerikane nga ana e SPAK, vetëm në funksion të axhendës së Narkoregjimit për asgjësimin e opozitës së vërtetë politike, po publikoj sot të plotë përgjigjen e autoriteteve amerikane në lidhje me çështjen dhe përdorimin e kartave bankare.

SPAK është kaq i zbuluar në të gjithë aktivitetin e tij kriminal që nuk ka lidhje me hetimin, por vetëm me urdhrin politik të Edi Ramës nga tribuna e Asamblesë së Partisë Socialiste, sa është i obsesuar të më mbajë mua të lidhur në çift me Monikën (SPAK njësoj si Pilo Peristeri që përpiqej të mbante çiftet me dhunë) duke shkruar qëllimisht edhe në akuzën zyrtare të 26 Majit statusin tim si i martuar, kur kjo marrëdhënie nuk ekziston prej kohësh në gjendjen civile të Republikës së Shqipërisë dhe ata e dinë shumë mirë”, shkruan Meta.

Këto akuza janë hedhur poshtë edhe më herët nga Meta. Në seancën e kaluar, ishte avokati i ish-presidentit ai i cili tregoi se klienti i tij nuk ka kryer asnjë blerje me atë kartë dhe se ajo është përdorur nga ish-bashkëshortja e tij.

”U kërkuan prova që ne i administruam në seancën e kaluar. Pasi dhamë pretendimet tona dhe kërkuam zëvendësimin e saj. Për rreth 45 minuta diskutuam, dhe parashtrova përse Meta mos qëndrojë në paraburgim, foli vetë Meta për rreth një orën, për një kartë krediti të Monika Kryemadhit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related