Mësohet se zjarri po përhapet me shpejtësi në malet me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale, teksa flakët e mëdha shoqërohen me shtëllunga të dendura tymi të zi.

Shtëllungat e tymit po përhapen në drejtim të zonave të banuara të Elbasanit, teksa mësohet se banorët po përballen me një aromë të padurueshme që ka përfshirë një pjesë të mirë të qytetit dhe zonave përreth.
Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar në përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese, e cila po rrezikon edhe shëndetin e banorëve.
Raportohet se forcat zjarr-fikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes, teksa nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarr vënie të qëllimshme apo jo.
