Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me raportimet e pretenduara të rreme prej tij, se ekziston një kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.
Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se ‘SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t’u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës’
‘SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria’, shkruan Meta.
