Pezullim nga detyra, masa sigurie detyrim paraqitje dhe marrje i pandehur. Tre lajme i kishte rezervuar Prokuroria e Posaçme (SPAK), njeriut të ngushtë të Belinda Ballukut, kreut të prokurorimit publik Jonaid Myzyri, i cili u mbajt për rreth 50 minuta bashkë me avokatin në ambientet e SPAK. Vendimi për masën e sigurisë u mor nga Gjykata e Posaçme pas kërkesës së SPAK, pasi Myzyri akuzohet për abuzim në një tender me vlerë rreth 2.2 milionë euro. Vetë Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se bëhet fjalë për një tender të shtatorit 2020, për mirëmbajtjen e segmentit rrugor rreth 59 kilometër katror, Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit. Tenderi është zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar më 18 shtator të vitit 2020, proces gjatë të cilit Prokuroria e Posaçme ka gjetur shkelje të mëdha ligjore, të cilat Komisioni i Prokurimit Publik me kryetar Jonaid Myzyri i ka shpërfillur.
Gjykata e Posaçme merr masë ndaj njeriut të Ballukut, pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitjeje për Myzyrin…
Data
