ftuar në një intervistë televizive Moore theksoi se situata aktuale nuk e favorizon tensionin ushtarak. Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka deklaruar se nuk sheh asnjë rrezik real për një sulm ushtarak nga Serbia ndaj Kosovës, duke theksuar se prania e NATO-s dhe KFOR-it është një faktor kyç që garanton sigurinë.
“Unë nuk parashikoj asnjë lëvizje apo manovër ushtarake nga Serbia. Serbia është shumë e ndërgjegjshme për rolin e NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë,” u shpreh ai.
