Shqiptarët të pamotivuar! Prodhimi për orë pune, 35% më i ulët se mesatarja rajonale

Data

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve shqiptare është gjithashtu më i ulëti në Rajon.

Një analizë krahasuese e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)-së e publikuar këto ditë tregoi se mesatarja e prodhimit për orë pune në Shqipëri ishte 18 USD për periudhën 2020-2023, rezultati më i ulët ndër gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor (WB6).

Nga periudha 2014-2016 deri në 2020-2023 produktiviteti i punës shënoi progres të ngadaltë me vetëm USD për orë pune, me një ecuri shumë më të ngadaltë se fqinjët. Ndërsa hendeku me BE-ne është shumë i madh pasi prodhimi për ore pune është 68 USD.

Vlera më e lartë e prodhimit me orë pune në Rajon është në Mal të Zi me 33 USD nga 27 që ishte gjatë 2014-2016 . Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut me 31 USD, e ndjekur nga Kosova me 27 USD, Serbia me 25 USD prodhim për orë pune, Bosnja me 23 USD për orë dhe Shqipëria me vetëm 18 USD.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related