Përfundon rinumërimi për Tiranën, s’ka ndryshime, bie alibia e Berishës për tr@fikim votash, PD humb 612 vota, PS…

Data

Saga e rinumërimit të 1207 kutive në Qarkun e Tiranës sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, përfundoi dje pas 9 ditësh dhe rezultati ashtu siç pritej nuk prodhoi asnjë surprizë. Rinumërimi nuk ndryshoi asgjë në rezultatin përfundimtar, ku Partia Socialiste ruan 19 mandatet, ndërsa Partisë Demokratike i mbetet humbja e thellë me 13 mandate, por hapja e fletëve tregoi disa pasaktësi. As partitë e reja, siç dihej, nuk kishin asnjë shans të merrnin mandate, Partia Mundësia mbetet me 2 mandate, PSD, Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet me nga 1 mandat.

Shifrat e reja nga ky proces tregojnë se Partia Demokratike ka humbur më shumë vota. Kështu, bie sërish alibia e Berishës për farsë zgjedhore, ndërsa koalicioni i tij ka humbur dyfishin e votave në raport me votat që ka humbur PS e Edi Ramës. Konkretisht, PD-ASHM-së i zbriten 612 vota nga rezultati i 11 majit, ndërsa PS-së i zbriten 381 vota. Më pas ndiqen nga Lëvizja Bashkë që i zbriten 57 vota, Nismës Shqipëria Bëhet dhe Partisë Mundësia që i zbriten nga 44 vota secilës dhe 34 vota i hiqen PSD-së. Të vetmet Parti që përfitojnë vota tepër janë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës që i shtohen 27 vota më shumë se më 11 maj, Koalicionit Djathtas për Zhvillim të Enkelejd Alibeajt i shtohen 8 vota dhe 7 vota më shumë për Partinë Aleanca Kombëtare Shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related