Debate në Kuvend, Berisha akuza se 11 maji u damkos, i përgjigjet Koçi: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje…

Data

Me të njëjtën gjuhë, si nga selia e PD, para ndërkombëtarëve apo si në çdo seancë parlamentare, edhe dje Sali Berisha foli për krimin që sipas tij, vodhi zgjedhjet. “Ju nuk festuat dot fitoren kallp me farsë sepse këtë verë në Bruksel, në Strasburg dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Ku është ajo Sara, as Zeqineja nuk kanë ardhur këtu. Pra në qoftë se në Shqipëri u zhvillua farsa më e shëmtuar elektorale, ajo pati pasqyrimin më damkosës në botë…. Petro, kush të nxori ty nga parlamenti?”, deklaroi Berisha. Ndërkohë Berishës iu përgjigj, deputeti i PS, Petro Koçi, të cilit i tha se është i fundit që mund të flasë për zgjedhje të lira e të ndershme. “Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të lira.

Je kampion i vjedhjeve dhe grushtit të shtetit të 1996. A e mban mend, ca i ke bërë kryetarit të PS në Librazhd dhe kryetarit të PS në Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat e tyre elektorale”, iu drejtua Koçi. Në vrullin e akuzave kreu i Partisë Demokratike bëri edhe një tjetër ndaj Altin Dumanit të SPAK dhe ministrit të Brendshëm Hoxha, për të cilin tha se urdhëroi arrestimin e deputetit të tij Qani Xhafa në mars 2023 kur Hoxha në fakt ministër u bë vetëm në shtator 2024. “Kam përpara këtu deputetin Qani Xhafa, një deputet i nderuar, një njeri i respektuar në qark dhe kudo. Dëgjojeni miq, të porositur ushtarët e këtij Hoxhës, e ndalojnë dhe i thonë se je me shpejtësi dhe ke konsum alkool”, tha Berisha.  Por akuzave për zgjedhjet, socialistët ia kthyen duke i kujtuar dështimet me provimin e asaj që e pretendon si farsë zgjedhore, në fund rinumërimin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related